Arrestohet një shtetas serb, kapet me marihuanë dhe para të gatshme

Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga policia pasi gjatë një kontrolli të realizuar nga zyrtarët policorë, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar e substancës narkotike të llojit marihuanë si edhe para të gatshme.

Sipas informatave nga policia bëhet fjalë për 541 gramë të llojit marihuanë dhe 10 mijë e 20 denarë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.