Policia ka arrestuar një person në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka kryer veprat penale “kanosje & Shantazh & materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve”
Ngjarja ka ndodhur të enjten.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë










