Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për fajde. I njëjti i kishte dhënë një borxh viktimës e më pas e kishte rritur shumën e borxhit.
Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën e Reçakut në Ferizaj. I dyshuari i kishte dhënë viktimës borxh prej 5 mijë eurosh, e më pas re kishte rritur këtë shumë deri në 20 mijë euro.
Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me shtatë fishekë. Një thikë, tre telefona dhe 770 euro të gatshme, bën të ditur Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.