Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi katër zyrtarë policor

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar katër personave zyrtarë të martën në Prishtinë.

Sipas raportit, zyrtarët policor kanë pranuar trajtim mjekësor.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Prishtinë / 26.08.2025 – 00:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj personave zyrtarë. Katër zyrtarë policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

The post Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi katër zyrtarë policor appeared first on Kosovapost.net.