Policia në Gjakovë ka arrestuar një 48-vjeçar me inicialet A.B. pasi tek i njëjti ka gjetur 5 kilogramë substancë narkotike.
Bëhet e ditur se droga e llojit marihuanë u gjet gjatë kontrollit tek vetura me targa të huaja që drejtohej nga ai.
“Gjatë kontrollit të automjetit, në pjesën tek ulëset e pasme janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë (10) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Mariuhanë në peshë të përgjithshme prej 5 kg e 413 gram. Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet, si dhe dy telefona mobil që i përkisnin të dyshuarit”.
“I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar për intervistë, ndërsa me vendim të prokurorit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë









