Arrestohet një person në Ferizaj, u kap me armë pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar pas mesnatës një të dyshuar për armëmbajtje pa leje në qytetin e Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezrit Gërvalla”.

“Me datë 21.02.2026, rreth orës 01:40, njësia patrulluese policore në Ferizaj ka hasur në një veturë të tipit VW Touran, me targa vendore, e cila ishte e ndalur në rrugën “Vëllezrit Gërvalla”. Në afërsi të veturës është hasur personi me inicialet Xh.G. (34 vjeç). Për shkak të veprimeve të dyshimta,është ndaluar për kontroll, me ç’rast tek ai është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 8 fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.