Një i mitur është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte sulmuar seksualisht një femër, po ashtu të mitur. Viktima e ka njoftuar policinë se ishte sulmuar seksualisht, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 05.05.2025 – 16:00-17:00. Viktima femër kosovare e mitur, ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.