Arrestohet një i mitur në Klinë, u kap me armë

Policia në Pejë ka njoftuar se ka arrestyar një të mitur pasi ka poseduar një pistoletë, një karikator dhe pesë fishekë.

Ai është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Klinё, me datën 05.11.2025, rreth orёs 21:30, pёrmes rrugёve operative ka pranuar informatё se nё njё lokal nё fshatin Ujmir-Klinё, njё person posedon armё tё zjarrit.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe gjatё kontrollit fizik tё personit tё dyshuar (i mitur) tek i njëjti janё gjetur dhe janë sekuestruar:

 njё (1) armё pistoletё,

 njё (1) karikator i armës,

 pesё (5) fishekë kal. 9 mm.

I dyshuari ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, Departamenti për të Mitur, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24 orё.”