Një person është arrestuar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e raportuar në Baicë të Lipjanit, javën e kaluar, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili më parë ishte raportuar si person i zhdukur.
Arrestimin e kanë konfirmuar për Reporteri.net nga Policia e Kosovës.
“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar:
– T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit.
Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.