Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale ka njoftuar se të premten kanë arrestuar peronin me inicialet R.D., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krim lufte kundër popullatës civile”.

Sipas njoftimit ai është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Në njoftim nuk janë dhënë detaje lidhur me krimet për të cilat dyshohet i arrestuari.