Një person ka vdekur e dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku më 14.04.2025 në fshatin Baballoq të Deçanit.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një person i dyshuar.
Ndërsa është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit personi i dyshuar ndalohet pёr 48 orё, ndёrsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё”- thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Deçan-Gjakovё, me tё arritur nё fshatin Baballoq, ka kaluar nga shiriti tij qarkullues nё shiritin e kundёrt dhe godet veturën e cila ishte duke qarkulluar nga drejtimi Gjakovё-Deçan.
Tutje thuhet se tё lënduarit janё trajtuar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinё.