Më 12 tetor, ditën e diele, në komunën e Kllokotit është arrestuar një grua me dyshim se ka lëshuar raport mjekësor për të mundësuar asistencë gjatë procesit zgjedhor.
Këtë e konfirmoi për KoSSev zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, transmeton Paparaci.
Pa dhënë detaje të mëtejshme, Hashani tha se ajo është liruar pas marrjes në pyetje.
Hetimet janë në vazhdim.
Është hapur një çështje me akuzën „Shkelja e zgjedhjes së lirë të votuesve“./Paparaci.com