Policia e Kosovës ka arrestuar një egjiptian pasi ai dyshohet se kishte sulmuar një femër në Gjakovë.
I dyshuari kishte demoluar shtëpinë e tij pas incidentit.
“Gjakovë 30.01.2020 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/egjiptian, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Egjiptiane, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, po ashtu i dyshuari ka demoluar shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.