Një rast i prezantimit të rremë është raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku një shtetase kosovare dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë procedurave të udhëtimit nga Prishtina drejt Dyseldorfit, e dyshuara ka prezantuar një pasaportë diplomatike, një letërnjoftim dhe një distinktiv, të cilat janë sekuestruar nga autoritetet.
Me vendim të prokurorit, më 7 prill 2026 është iniciuar rasti ndaj të dyshuarës për veprën përkatëse, ndërsa pas përfundimit të procedurave fillestare ajo është liruar në procedurë të rregullt.









