Arrestohet një burrë në Podujevë, vodhi gjëra në një market me vlerë 75 euro

Një burrë është arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasi më 28 maj kishte vjedhur gjëra në një market me vlerë 75 euro.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Me 30.05.2025 është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar, pasi i njëjti me datën e cekur në një market dyshohet se ka vjedhur gjëra në vlerë rreth 75 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.