Arrestohet një burrë në Podujevë pasi e sulmoi dhe kërcënoi me thikë gruan

Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e së dielës rreth orës 17:00 në Podujevë, ku një grua është sulmuar fizikisht dhe kanosur me thikë nga një i dyshuar mashkull.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor pas incidentit. Ndërkaq i dyshuari është arrestuar.

“Podujevë 29.03.2026,17:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe kanosur me një mjet te mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.