Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se sulmoi seksualisht një femër

Një burrë është arrestuar në Gjakovë pasi i njëjti dyshohet e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.

Lidhur me rastin viktima është intervistuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.