Një person është arrestuar në Veri për veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në veturën e tij janë gjetur një armë AK-47, një karikator, pesë fishekë dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
I dyshuari, S.D. i moshës 52 vjeçare, është ndaluar për 48 orë.
“Në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar personi S.D. 52-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. I njëjti, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontrolle apo posedim i paautorizuar i armëve’’.”