Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Sektori i Hetimeve të kryeqytetit ka arrestuar një person nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të kryera në lokacione të ndryshme në Prishtinë.
Në njoftim bëhet e ditur se arrestimi është realizuar mbrëmë pas disa veprimeve hetimore dhe operative, të zhvilluara nga hetuesit policor.
Aktualisht në koordinim me prokurorinë kanë nisur procedurat për së paku 14 raste, ku dyshohet të jetë përfshirë i dyshuari.
Personi i dyshuar R.I., 29 vjeç, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.










