Një shtetas i huaj është arrestuar nga policia në Lipjan, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi.
Policia bën të ditur përmes raportit se nga i dyshuari është sekuestruar një telefon, i cili dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.










