Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjakovë, nën dyshimin se ka shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku një person ka humbur jetën.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari, duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia është përfshirë në një përplasje me automjetin që drejtohej nga viktima.
Si pasojë e aksidentit, vetura e viktimës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Policia bën të ditur se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar për procedura të mëtejme. Rasti është duke u hetuar.










