Arrestohet magjistari që duhej ta bënte kombëtaren fituese të Kupës së Afrikës; përvetësoi 30 mijë euro

Një i vetëquajtur magjistar u arrestua në Mali pasi mori rreth 30 mijë euro nga tifozë të bindur se fuqitë e tij mistike do të siguronin fitimin e Kupës së Afrikës për Malin. Karamogo Sinayoko kishte siguruar mbështetësit se ishte “i zgjedhur nga Zoti” për të udhëhequr ekipin kombëtar deri në triumf.

Kredibiliteti i tij u rrit pas fitores dramatike ndaj Tunizisë, kur Mali, me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes, barazoi në minutat e fundit dhe fitoi me penallti, ngjarje që shumë e panë si provë e efektivitetit të ritualeve të tij. Pas kësaj, Sinayoko mblodhi më shumë para, duke premtuar përsëritjen e “mrekullisë”, por Mali humbi 1-0 ndaj Senegalit.

Tifozët e zemëruar sulmuan shtëpinë e tij në Bamako. Policia ndërhyri dhe e arrestoi, duke e akuzuar për mashtrim dhe sharlatanizëm. Ai deklaroi se nuk mund ta kontrollonte rezultatin e ndeshjeve dhe se vendimi i fundit i përket Zotit, duke ringjallur debatet për rolin e besimeve mistike në futbollin afrikan.

The post Arrestohet magjistari që duhej ta bënte kombëtaren fituese të Kupës së Afrikës; përvetësoi 30 mijë euro appeared first on Telesport.