Arrestohet kryetari i Ulqinit dhe katër zyrtarë të komunës, dyshohen për punësime partiake

Mediat në Malin e Zi raportojnë se është arrestuar kryetari i Komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekiç dhe 4 zyrtarë të tjerë të kësaj komune.

Personat e tjerë të arrestuar janë Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin, Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit,Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Sipas Vijesti, ata u arrestuan pasi dyshohen për punësime partiake.