Mediumi “Kallxo.com” raportoi se është arrestuar sot Kryeshefi i “KRU Gjakova”, Hasan Krasniqi, pas një bastisje të prokurorisë në zyret e “KRU Gjakovës”.
Sipas mediuit, arrestimi vjen pas disa publikimeve nga ana e tyre të disa audio-incizime në të cilat dëgjohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, teksa flet për negocim të një kontrate dhe konfirmon përfshirjen e tij në kontaktimin e bizneseve që do të merreshin me servisimin e makinave të ndërmarrjes, si dhe dëgjohet duke thënë se do të zgjedhë kompaninë për të nënshkruar kontratën, për një tender për servisimin e veturave.