Ish presidenti francez, Nicolas Sarkozy ndodhet në paraburgim dhe më pas do merret në pyetje nga policia në lidhje me financimet e fushatës zgjedhore. Reuters dhe mediat franceze publikojnë lajmin ku shkruajnë se Sarkozy dyshohet se ka marrë financime të paligjshme nga Libia gjatë fushatës së vitit 2007.
Thuhet se ka pranuar 50 milion euro nga Moammer Gaddat, pretendime të cilat janë
përsëritur nga djali i diktatorit libian dhe biznesmeni francez Ziad Takieddine. Sipas Le
Monde, kjo është hera e parë që Sarkozy është marrë në pyetje në lidhje me këtë hetim,
i cili u hap në prill 2013.
Ai mund të mbahet deri në 48 orë në polici dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës për një aktakuzë menjëherë nëse policia ngre hetime.
Sarkozy ka shërbyer si President i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Ai u përpoq të bënte një rikthim në zgjedhjet e vitit 2017, por nuk arriti të bindë votuesit në partinë e tij për ta mbështetur.