Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një aksident trafiku në Autostradën “Ibrahim Rugova” ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e katër mjeteve të dyshuara shpërthyese.
Burimet e Sinjali kanë bërë me dije se Policia ka dalë në autostradën “Ibrahim Rugova” pas informacionit për një aksident trafiku, mirëpo gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është vënë re prania e katër mjeteve të dyshimta, të cilat dyshohet se janë granata dore.
Menjëherë pas konstatimit, në vendngjarje kanë dalë njësitet e Stacionit Policor të Suharekës, prokurori i shtetit dhe njësia EOD pranë Policisë së Kosovës, të cilët kanë sekuestruar mjetet e dyshuara shpërthyese.
I dyshuari (rreth 24-vjeç) është arrestuar nga Policia dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, automjeti është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë për t’u marrë në pyetje lidhur me rastin.