Arrestohet i kërkuari nga Interpoli për lëndimin e një personi që e çoi në vdekje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprat penale “lëndim i rëndë me pasojë vdekjen” dhe “vandalizëm”.

Sipas njoftimit për media, ai është arrestuar të hënën pasi ishte i kërkuar përmes INTERPOL-it nga Gjermania.

“Me datën 16.02.2026 zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të Policisë së Kosovës, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas i Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë për veprat penale ‘lëndim i rëndë me pasojë vdekjen’ dhe ‘vandalizëm’. Me urdhër të prokurorit Kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.