Arrestohet i kërkuari në Shkodër, i dënuar me 5 vite burg

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Shkodrës.

Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin Valentin Gjeloshi, 30 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

Njoftimi

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Kapet dhe ndalohet nga Policia e Shkodrës një person i shpallur në kërkim kombëtarë, i denuar me 5 vite burg nga Gjykata Shkodrës

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze të informacione të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim

Valentin Gjeloshi, 30 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër,

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e formës së prerë Nr.98, datë 13.03.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitja e narkotikëve ‘’, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/3 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme./Fokusi.info/