Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Mitrovicë.
I njëjti dyshohet se nga 17 prilli deri më 1 maj, ka vjedhur disa biçikleta dhe skuter elektrik.
“Një numër i provave materiale janë konfiskuar dhe pas procedurave u janë kthyer pronarëve legjitim kurse për raste të tjera hetimet janë duke vazhduar për vendndodhjen e provave materiale. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.