Është arrestuar i dyshuari për sulmin para Gjykatës në Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai dyshohet se e ka sulmuar një person tjetër me mjet të fortë në oborrin e Gjykatës në Suharekë. Të dy palët ishin të përfshira në një seancë gjyqësore.