Arrestohet i dyshuari për mbi 14 vjedhje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar 29-vjeçarin për përfshirje në mbi 14 raste të vjedhjeve në Prishtinë.

Arrestimi është realizuar mbrëmë pas disa veprimeve hetimore dhe operative, të zhvilluara nga hetuesit policor.

Policia përmes një komunikate thekson se aktualisht në koordinim me prokurorinë kanë nisur procedurat për së paku 14 raste, ku dyshohet të jetë përfshirë i dyshuari.

“Personi i dyshuar R.I., 29 vjeç, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.