Policia në Vushtrri ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Ai bashkë me një person tjetër që është ende në kërkim policor, dyshohen se kanë vjedhur 45 njehsorë uji në një objekt ndërtimi.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, e cila ishte raportuar një javë më parë. Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm dhe provave të siguruara . Sipas hetimeve, i dyshuari në bashkëveprim edhe me një person tjetër i cili mbetet në kërkim policor, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi, ku cak i vjedhjes kanë qenë 45 (dyzet e pesë) njësor uji. Pas procedurave të intervistimit, ndaj të dyshuarit të moshës së mitur, me aktvendim të Prokurorit kompetent, i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.”












