Është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për dhunimin e një vajze 14-vjeçare.
Rasti ka ndodhur më 23 prill në Gjakovë.
Zëdhënësi rajonal i policisë Sheremet Elezaj, tha për Klankosova.tv se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Lidhur me rastin “dhunim” të raportuar me datë 23.04.2025 në Gjakovë, sot është arrestuar edhe i dyshuari i dytë, mashkull i moshës madhore”, deklaroi ai.
Ai nuk dha më tepër detaje lidhur me rastin.
Klankosova.tv merr vesh se i dyshuari është Bedri Govedari.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.