Arrestohet i afërmi i Fetah Paçarizit, dyshohet për presion e ryshfet në Prizren

Në kuadër të aksionit të Policisë dhe Prokurorisë sot në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim presioni dhe dhënie ryshfeti, në lidhje me procesin zgjedhor.

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, i arrestuari Granit Paqarizi, i cili është djali i vëllait të kandidatit për deputet Fetah Paqarizi.

Dyshimet lidhen me veprime të kundërligjshme që përfshijnë presion dhe ryshfet, të cilat dyshohet se kanë ndikuar në procesin e votimit.

Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë konfirmuar se në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë edhe persona të ndaluar.