Një rrjet kriminal i udhëhequr nga një arbitër futbolli i seksionit të Reggio Calabria, aktiv në Serie C, Primavera dhe Primavera 2, u zbulua nga karabinierët dhe “Guardia di Finanza”. 5 persona u arrestuan dhe janë lënë nën masën e arrestit të shtëpisë nga gjykata. Hetimet nisën në janar 2024, pas një sinjali të autoritetit të doganave për flukse të çuditshme bastesh në një ndeshje të rinjsh (Primavera).
Arbitri korruptonte kolegët, duke paguar deri 10.000 euro për ndeshje, për të nxitur rezultate që favorizonin bastet e grupit. Pasuesit përfshinin dy sipërmarrës toskanë (babë e bir) të një agjencie bastesh në Sesto Fiorentino, të cilët përdornin edhe providerë të huaj jo të autorizuar.
Bastet viheshin kryesisht mbi parashikimin “over”; manipulimet përfshinin penallti të dyshimta. Prandaj edhe operacioni u kodua “Penalty”. Ndikimi tek arbitrat ishte edhe për akordimin e kartonëve të qëllimshëm për të ndryshuar ekuilibrin e ndeshjeve.
The post Arrestohet arbitri i futbollit në Kalabri, drejtonte rrjetin që manipulonte ndeshjet për bastet appeared first on Telesport.



 
															






