Arrestohet 54-vjeçari i kërkuar nga gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit

Sot rreth orës 06:10, në fshatin Semaj të Kaçanikut, policia njofton se ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata.

Bëhet e ditur se i arrestuari është një 54-vjeçar me inicialet A.I., i cili ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, për çka ishte dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.