Policia e Kosovës ka arrestuar 39-vjeçarin me iniciale P.H., i cili dyshohet se më 1 maj, rreth orës 08:50, ka vjedhur pesë viça në një stallë bagëtish në fshatin Soponicë të Kaçanikut.
Vlera e përgjithshme e kafshëve të vjedhura llogaritet të jetë rreth gjashtë mijë euro.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i të dyshuarit është realizuar sot, rreth orës 14:40, ndërsa ai është shoqëruar menjëherë në stacionin policor në Kaçanik.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, 39-vjeçari është ndaluar për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.