Arrestohet 17-vjeçari që ishte i dënuar me 3 vjet burgim për dhunim

Një 17-vjeçar i dënuar me tre vjet burgim për dhunim dhe që ishte në kërkim, është lokalizuar të mërkurën, 14 maj, dhe është arrestuar.

Policia ka njoftuar se G.Xh. u arrestua në rrugën “Fatmir Ratkoceri” në Ferizaj.

“I arrestuari, G.Xh. (17 vjeç), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Dhunim”, për të cilën ishte dënuar me tre vite burgim”, njoftoi PK.

17-vjeçari është dërguar në burg.