Arrestohen tri të mitura në Drenas pas përfshirjes në një rrahje

Tri të mitura janë arrestuar të martën në Stacionin e Autobusëve në Drenas, nën dyshimet se ishin përfshirë në rrahje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit, tri të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

“Më 25.11.2025 janë identifikuar dhe janë arrestuar tri femra të mitura, si të dyshuara, pasi me datën e lartcekur janë përfshirë në rrahje në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.