Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Njëri prej të dyshuarve është kapur në flagrancë gjatë një aksioni të ndërmarrë pas hetimeve të fshehta të zhvilluara së fundmi.

Lajmin e konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

“Janë shoqëruar tre persona për marrje ryshfeti. Janë zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje të ryshfetit, derisa njëri prej tyre është zënë në flagrancë”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur se hetimet dhe procedurat ligjore ndaj të gjithë të përfshirëve do të vazhdojnë./Paparaci