Arrestohen tre të mitur në Prishtinë, u kapën në flagrancë duke vjedhur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të tentim vjedhjes në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Dardani” në Prishtinë, në ora 23:40.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë – të mitur, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin në një lokal”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.