Tre persona janë arrestuar në dy lokacione në Mitrovicë nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve.
Sipas Policisë, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me narkotikë.
“Njësitet policore të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në bashkëpunim me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), gjatë natës së datës 04 shkurt 2026, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Arrestimi i të dyshuarve është realizuar në dy lokacione në Mitrovicë. Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gram”, njofton Policia.
Bëhet e ditur se me aktvendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia përkatëse e DHTN-së.










