Dje, gjatë një pike të kontrollit në fshatin Dren te Leposaviqit, u ndal një veturë me targa të huaja.
Drejtuesi i veturës, M.M 41-vjeçar, njoftoi policinë se ishte rrahur nga dy të dyshuar, duke i konfirmuar policisë se me vete ka një granatë dore të tipit M75.
“Njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalur në vend të ngjarjes dhe janë marrë me rastin. Gjatë hetimit kanë identifikuar dhe arrestuar tre personat që kanë qenë të përfshirë në rrahje. Të tre personat iu janë nënshtruar testit të alkoolit dhe që të tre kanë rezultuar se kanë qenë nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një nga të dyshuarit e arrestuar, 27-vjeçari J.V, rezultoi të ketë pasur dy urdhër arreste aktive për veprat penale: “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.
Policia çoi në paraburgim për 48 orë tre të dyshuarit: J.V (37-vjeçar), J.V (27-vjeçar), M.M (41-vjeçar).
Granat e dorës dhe një lopatë janë konfiskuar nga organet kompetente.