Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona, dy shtetas të huaj dhe një kosovar në dyshimet se janë të përfshirë në veprën transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve e qelizave mjekësore.
Njësia policore dhe inspektorati shëndetësor kanë bërë kontrollimin e një spitali privat në Qagllavicë dhe janë sekuestruar si provë materiale kopjet e dosjeve mjekësore dhe disa dokumentacione të ndryshme.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.