Katër persona janë arrestuar në veri të Mitrovicës, pasi nuk kanë respektuar urdhërata e zyrtarëve policorë.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veron Elshani i ka thënë se, ata janë arrestuar për shkak se nuk kanë respektuar urdhëratë e zyrtarëve policorë.
KosovaNews merr vesh që pesë serbët e arrestuar dhe një shqiptar, nuk janë larguar në distancën që kërkonte policia, në momentin kur pritej që në atë pjesë të vinte kabineti qeveritarë në detyrë, dhe zyrtarë të Mitrovicës së Veriut e Jugut, për të vënë gurthemelin e dy urave që do të ndërtohen në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.
Ata janë futur nëpër veturat e policisë dhe pas deklaratave në stacionin policor, pritet të lirohen në procedurë të rregullt.
The post Arr*estohen katër persona pak para se të shkonte Kurti në veri, u munduan ta pengojne eskorten e kryeministrit Kurti appeared first on Kosovapost.net.