Arre*stohen katër persona në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje pas një aksidenti trafiku.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje mes disa personave pas një aksidenti në trafik, të ndodhur në rrugën ‘Ali Vitija’, në Prishtinë.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe për mospërfillje të urdhrave të policisë, janë  shoqëruar në stacionin policor katër persona”, tha Ahmeti.

Ajo më tej tha se aktualisht, policia është duke i trajtuar rrethanat e ngjarjes.

The post Arre*stohen katër persona në Prishtinë appeared first on Kosovapost.net.