Kadri Rexhepi, personazhi që dëgjohet në video të publikuar më parë, duke folur rreth aferës së fajdeve, sot ka përfunduar në pranga të policisë.
Prangat i janë vendosur sot edhe personit tjetër i përfshirë në këtë skandal, Rrahim Hashimit.
Policia e Kosovës ka zgjeruar hetimet në lidhje me këtë rast pas publikimit të videos ekskluzive të siguruar nga Indeksonline.
Në lidhje me aferën e fajdeve policia po kërkon edhe të dyshuar të tjerë dhe varësisht prej hetimeve pritet të ketë ende të arrestuar.
Në video ku flitet mashtrimi i Dalladakut nga Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, përmendet edhe emri i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, por se ky i fundit ka mohuar që njeh të dyshuarit që përmendin emrin e tij teksa marrin para nga biznesmeni Faton Dalladaku.
Veseli u ka kërkuar organeve të hetuesisë që të merren intensivisht me zbardhjen sa më parë të këtij rasti, siç e quan Veseli të montuar dhe falsifikuar.