Dy të mitur janë arrestuar në Prugoc të Prishtinës, pas dyshimeve se kishin kanosur një tjetër të mitur.
Gjatë kontrollit të të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar katër thika dhe një maskë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.










