Dy raste të ndara të dhunimit kanë rezultuar me arrestimin e dy personave.
Sipas raportit policor, më 2 dhjetor në Malishevë, një mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një grua. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe më 1 dhjetor në Mitrovicë, ku një burrë tjetër dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë femër kosovare. Edhe ky i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit nga prokuroria.
Policia bën të ditur se hetimet për të dy rastet janë duke vazhduar.











