Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Policia rajonale e Ferizajt në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona të kërkuar nga gjykata.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të enjten rreth orës 06:00 është arrestuar personin B. K. (24 vjeç), i cili ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 23 ditë burg ose pagesë gjobe prej 460 euro.

Tutje në njoftim thuhet se pas kryerjes së pagesës është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, siç bëhet e ditur në njoftim mëngjesin e së premtes rreth orës 01:20, gjatë patrullimit në udhëkryqin mes fshatrave Balaj dhe Lloshkobare, policët e stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar për kontroll një veturë.

“Gjatë verifikimit është konstatuar se njëri nga pasagjerët, A. E. (29 vjeç), ishte në kërkim me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj për vuajtje dënimi me burg prej 10 ditësh. Pas procedurave të nevojshme është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.